Grusht-shteti i Turqisë, ja pasojat

Bota korrik 17, 2016 - 11:51

Sipas raportimeve të fundit të Qeverisë Turke, të paktën 161 civilë, u vranë në përleshjet që pasuan nga përpjekjet ushtarake për grusht-shtet.

Ndërkaq më shumë se 1,440 të tjerë kanë mbetur të plagosur bëhet e ditur që disa prej tyre ende në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Klan Kosova.

Përpjekjet për grusht-shtet në Turqi, filluan të premten në mbrëmje, kur një fraksion i ushtrisë mori urat kryesore në Stamboll dhe sulmuan ndërtesat parlamentit në Ankara.

LEXO EDHE: Arrestohen edhe dy persona lidhur me sulmin në Nice

Gati 3,000 ushtarë janë arrestuar dhe rreth 2.700 gjyqtarë u shkarkuan të shtunën pasi qeveria kërkoi të ri-formojë pushtetin e saj, njofton Klan Kosova.