Policia vret 16 ushtarë në Ankara, përleshjet vazhdojnë

Bota korrik 16, 2016 - 08:59

Forca të xhandarmërisë turke, kanë vrarë 16 ushtarë turq në Ankara. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Turqisë, Celalettin Lekesizsays, i cili tha se policët e tij arritën t’i vrasin 16 ushtarë turq.

LEXO EDHE: Vijnë masat ndëshkuese të Erdoganit, shkarkohen 29 kolonelë e 5 gjeneralë ushtarakë

Mediat turke bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë tentimit të forcave ushtarake për ta marr selinë e Xhandarmërisë në Ankara, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, mediat shtetërore raportojnë se ushtria është tërhiqur nga kjo bazë policore në Ankara, ndërsa mediat opozitare thonë se përleshjet janë ende duke vazhduar