Vijnë masat ndëshkuese të Erdoganit, shkarkohen 29 kolonelë e 5 gjeneralë ushtarakë

Bota July 16, 2016 - 08:48
Mediat turke raportojnë se pas dështimit të puçit ushtarak në Turqi, Qeveria e këtij vendit ka filluar revanshin ndaj udhëheqësve të ushtrisë, transmeton lajmi.net.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ismet Yilmaz, ka marr vendim për t’i shkarkuar 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë të Forcave të Armatosura turke.

LEXO EDHE: Bilanci i puçit ushtarak, 60 të vdekur – rreth 150 të plagosur

Gjatë të premtes mbarma, ushtarë të Turqisë patën futur përkohësisht nën kontrollë vendin, duke kërkuar largimin e klasës aktuale udhëheqëse në krye më presidentin Recep Tayyi Erdogan, përderisa ky i fundit nuk u bëri thirrje qytetarëve të dalin në rrugë dhe të rezistojnë puqin ushtarak.

Erdogan dhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar akuzuan kreun e opozitës në ekzil Fethullah Gulen për organizimin e grusht shtetit, ky i fundit përmes një deklarimi e mohoi një gjë të tilë.