Sulme masive ukrainase me dronë në territorin rus

Sulme masive ukrainase me dronë në territorin rus

Bota November 16, 2026 - 23:58

Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë ndaj caqeve ushtarake dhe industriale brenda territorit rus, përfshirë edhe rajonin e Moskës. Sipas pretendimeve të zyrtarëve rusë, qindra dronë kanë depërtuar përmes mbrojtjes ajrore, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike dhe rafineritë e naftës.

Forcat ukrainase kanë kryer një sulm masiv ndaj caqeve brenda Rusisë duke goditur caqe në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë edhe në rrethinat e Moskës. Sipas zyrtarëve në Kremlin, gjatë kësaj vale të sulmeve, mbrojtjet ajrore ruse ndaluan më shumë se 1 300 fluturake ukrainase pa pilot, por qindra fluturake tjera arritën deri tek caqet e tyre duke shkaktuar dëme në pika të rëndësishme ushtarake dhe industriale.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin deklaroi se më shumë se 600 fluturake ukrainase sulmuan caqe vetëm në rajonin e kryeqytetit rus. Sipas tij, mbrojtjet ndaluan 191 prej tyre që nënkupton se rreth 400 fluturake ukrainase pa pilot kanë gjetur caqet e tyre në rajonin e Moskës. Gjthashtu është njoftuar se Ukraina goditi caqe në Krime, në rajonin e Krasnodarit, në rajonin e Rostovit si dhe në pjesët tjera të vendit ku gjinden rafineritë dhe depot e naftës.

Shkalla dhe intesiteti i sulmeve ukrainase brenda Rusisë janë rritur në mënyrë të dukshme gjatë javëve të kaluara dhe duket të jenë shenja që aftësitë e Kievit të godas brenda Rusisë po rriten, përderisa mbrojtjet ajrore të rusisë janë çdo herë e më pak efikase.

Edhe pse Moska nuk publikon detaje rreth humbjeve dhe goditjeve brenda bazave ushtarakedëmet ndaj industrisë ruse të naftës dhe gazit janë më se të dukshme, disa burime brenda Rusisë u kanë thënë mediave se Ukraina ka shkatërruar mbi 40% të kapacitetit rus të përpunimit të naftes përderisa në shumë rajone po raportohet për mungesë të plotë të derivateve të naftes dhe gazit përderisa nga rusia paralajmërohet për përkeqësim të mëtejmë të situatës me arritjen e dimrit.