Ish-kancelarja Merkel do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të marrë pjesë në konventën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit vitin e ardhshëm, si përfaqësuese e partisë konservatore Bashkimi Kristian Demokrat (CDU). Zgjedhja e Merkelit u raportua nga disa media.
Presidenca është një rol kryesisht ceremonial dhe zgjidhet nga të gjithë anëtarët e Bundestagut, ose Dhomës së Ulët të parlamentit, së bashku me një numër të barabartë përfaqësuesish të zgjedhur nga 16 parlamentet e shteteve të Gjermanisë.
Pasardhësi i presidentit aktual, Frank-Walter Steinmeier, do të zgjidhet më 30 janar 2027.
Shtetet federale të Gjermanisë aktualisht po zgjedhin përfaqësuesit e tyre për konventën, megjithëse qeveria e koalicionit e konservatorëve dhe socialdemokratëve të kancelarit Friedrich Merz ende nuk ka rënë dakord për një kandidat.
Ish-kancelarja, e cila do të përfaqësojë CDU-në për landin verior të Schleswig-Holstein, kohët e fundit bëri thirrje që Steinmeieri të zëvendësohet nga një grua.
“Në historinë 77-vjeçare të Republikës Federale të Gjermanisë, nuk ka pasur kurrë një grua si presidente federale”, tha Merkeli në një intervistë për “MagentaTV”. /atsh