Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Bota October 21, 2026 - 14:59

Turqia do të paraqesë në parlament një propozim që do të lejonte vendosjen e personelit ushtarak në Arabinë Saudite, si pjesë e një pakti të ndërsjellë mbrojtës që ka me Arabinë Saudite dhe Pakistanin , tha për Reuters të mërkurën një ligjvënës nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Siç e përmendi deputeti, propozimi përkatës do t’i paraqitet parlamentit sapo të miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes.

Turqia ia dorëzoi të martën, Parlamentit për ratifikim Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës , të cilën të tre vendet e nënshkruan në gusht.

Ky zhvillim e afron ushtrinë e dytë më të madhe të NATO -s me një angazhim formal për mbrojtje të ndërsjellë me Riadin, ndërsa Arabia Saudite përballet me sulme nga rebelët Huthi.