Kina zgjeron programin bërthamor

Kina zgjeron programin bërthamor

Bota September 23, 2026 - 17:59

Kina po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore në disa zona të vendit, sipas një raportimi të gazetës britanike “The Telegraph”.

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë punime të reja në objekte bërthamore dhe zona testimi në të paktën shtatë lokacione: Pingtong, Zitong, Lop Nur, Jiuquan, Mianyang, Jinta dhe Guangyuan.

Ekspertët e cituar nga raportimi vlerësojnë se këto zhvillime mund të sinjalizojnë një zgjerim të rëndësishëm të kapaciteteve bërthamore të Kinës.

Zhvillimi vjen në një kohë kur Pekini ka deklaruar publikisht mbështetjen për reduktimin dhe eliminimin e armëve bërthamore.

Megjithatë, aktivitetet e reja të evidentuara nëpërmjet imazheve satelitore kanë ngritur shqetësime mbi drejtimin e programit bërthamor kinez dhe ndikimin e tij në sigurinë globale. /abcnews