Sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur
Bota
September 22, 2026 - 11:13
Të paktën 11 persona janë plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur jashtë një shkolle të mesme në Turqi të martën në mëngjes.
Sipas pamjeve të mediave turke, një person i armatosur ka kryer sulmin në shkollën “Iinci Uzmez” të Manisas, pak para orës 8:00 të mëngjesit.
Nga 11 të lënduarit, dy janë në gjendje kritike.
Ekipet emergjente janë parë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Një i dyshuar është arrestuar. Autoritetet po e hetojnë motivin.
Turqia është shokuar nga dy sulme në shkolla sivjet. Në prill, 16 persona u plagosën kur një ish-nxënës kreu sulmin në Sanliurfa, ndërsa të nesërmen një 14-vjeçar vrau nëntë nxënës dhe mësimdhënës dhe i plagosur 13 të tjerë në Kahramanmaras.