Trumpi do takojë liderët e Lindjes së Mesme në New York
Donald Trump pritet të takohet me liderët e vendeve të Gjirit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, të martën e ardhshme, për të diskutuar hapat e mëtejshëm lidhur me konfliktin me Iranin.
Lajmin e raportoi Axios, duke iu referuar tre burimeve me njohuri të drejtpërdrejta mbi ngjarjet, e cila shton se takimi pritet të përqendrohet te idetë amerikane për një strategji pas përfundimit të luftës.
Ndërkohë, faqja e lajmeve raporton se presidenti amerikan dhe ekipi i tij i nivelit të lartë po punojnë për një plan për “ditën pas”, përcaktimi i të cilit pritet pas zgjedhjeve të mesmandatit. Në takim mund të marrë pjesë një grup më i gjerë liderësh të vendeve arabe dhe islamike.
Konflikti në Lindjen e Mesme ka prekur Arabinë Saudite që është sulmuar nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, ëka e detyroi të mbyllte një nga impiantet e furnizimit kryesor të gazit.
Të mërkurën Trump tha për të disatën herë se shpreson që të jenë pranu fundit të luftës dhe se Irani dëshiron një marrëveshje. /abcnews