Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit

Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit

Bota September 13, 2026 - 23:22

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin mund të përfundojë brenda këtij viti, duke lënë të hapur mundësinë që përfundimi i saj të ndodhë edhe pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, të planifikuara për nëntor.

Duke folur për zhvillimet në konflikt, Trump tha se përfundimi i luftës mund të vijë më herët, por e lidhi gjithashtu afatin me zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

“Irani nuk do të përfundojë menjëherë pas, ndoshta më parë, por do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. Çmimi i gazit do të bjerë si shkëmb”, deklaroi ai.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan foli edhe për luftën në Ukrainë dhe tha se i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të mos vazhdojë sulmet ndaj infrastrukturës së naftës në territorin rus.

“Fola me z. Zelensky për këtë. Ka shumë objektiva të tjerë. Mos e godisni naftën”, tha Trump.

Trump u pyet gjithashtu për zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale dhe për mundësinë e vendosjes së kufizimeve më të mëdha ndaj këtij sektori.

Presidenti amerikan deklaroi se SHBA-ja duhet të ruajë avantazhin ndaj Kinës dhe të vazhdojë të udhëheqë zhvillimin teknologjik.

“Ne jemi përpara Kinës në inteligjencën artificiale. Ne jemi vendi më i përparuar teknologjikisht në botë dhe, sinqerisht, dua ta mbajmë këtë, sepse kushdo që fiton në inteligjencën artificiale, fiton”, u shpreh Trump.

Sipas tij, mund të vendosen masa mbrojtëse për zhvillimin e teknologjisë, por ai shprehu skepticizëm ndaj disa prej shqetësimeve që po ngrihen rreth inteligjencës artificiale.

“Ne mund të vendosim një kornizë mbrojtëse. Mund të bëjmë njërën ose tjetrën. Por mendoj se ka shumë forca negative që po e ngrenë këtë çështje dhe nuk duhet ta bëjnë, dhe po ngrenë çështje që nuk do të ndodhin”, tha ai.