Përleshje të ashpra në Jemen

Përleshje të ashpra në Jemen

Bota September 13, 2026 - 15:25

Forcat qeveritare në Jemen, të mbështetura nga aleatët rajonalë, po përleshen me Houthit, të cilët pas një ofensive të befasishme rrezikojnë të marrin kontrollin e ngushticës strategjike Bab el-Mandeb.

Raportet nga Jemeni thonë se forcat qeveritare, të përkrahura nga aleatët rajonal po zhvillojnë përleshje të ashpra me kryengritësit houthi të cilët pas një ofanzive të befasishme rrezikojnë të marrin kontrollin e ngushticës strategjike Bab El Mandeb përmes së cilës kalon pjesa më e madhe e naftës së Arabisë Saudite. Gjithashtu ka raportime për sulme ajrore si dhe goditje me fluturake pa pilot nga të dyja palët.

Ndërkohë OKB ka paralajmëruar nga rreziku nga përkeqësimi i situatës humanitare pasi që dhjetëra mijëra civil janë larguar nga shtëpitë e tyre për të shmangur luftimet.

Gjatë viteve të kaluara, kriza humanitare në Jemen ka qenë kriza më e madhe e llojit të vet në botë dhe miliona njerëz janë në rrezik konstant nga uria si dhe nga luftimet e pandalura në pjesët e ndryshme në vendit. Njëkohësisht disa mediume rajonale kanë raportuar se Arabia Saudite është duke përgatitur një kundër-përgjigje të fuqishme ndaj Houthi-ve të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë po i rrezikojnë burimet financiare të Rijadit.