SHBA-ja paralajmëron qytetarët në Lindjen e Mesme: Rrezik për përshkallëzim të papritur

SHBA-ja paralajmëron qytetarët në Lindjen e Mesme: Rrezik për përshkallëzim të papritur

Bota September 02, 2026 - 11:35

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Abu Dhabi dhe Konsullata e Përgjithshme e SHBA-së në Dubai kanë paralajmëruar qytetarët amerikanë në rajon që të tregojnë “vigjilencë të shtuar”, për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.

Në njoftimin e tyre, autoritetet amerikane kanë paralajmëruar për “mundësinë e një përshkallëzimi të paparashikuar” dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë të përgatitur për anulime të mundshme të fluturimeve, mbyllje të hapësirës ajrore dhe ndërprerje të tjera të udhëtimeve.

SHBA-ja rikujton se objektet diplomatike amerikane janë sulmuar më herët, si në Lindjen e Mesme, ashtu edhe në rajone të tjera të botës.

Në këshillim thuhet gjithashtu se Irani dhe grupet që e mbështesin atë mund të synojnë interesa të tjera amerikane jashtë vendit, përfshirë biznese dhe institucione që lidhen me Shtetet e Bashkuara.

Qytetarëve amerikanë në rajon u është kërkuar të qëndrojnë të informuar dhe të marrin masa paraprake përballë përkeqësimit të mundshëm të situatës së sigurisë. /Zëri