Trump: Putini nuk do ta sulmojë një vend të NATO-s
Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Vladimir Putin nuk do të sulmojë ndonjë vend anëtar të NATO-s.
“Ai nuk do të sulmojë një territor të NATO-s”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, raporton Reuters, transmeton Klankosova.
Deklarata e tij vjen pas raportimeve se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, gjatë një vizite në Moskë, u kishte paralajmëruar zyrtarëve rusë të mos ndërmerrnin sulm ndaj një vendi të NATO-s.Trump e minimizoi vizitën e Ratcliffe, duke thënë se ajo ishte pjesë e kontakteve të rregullta me homologët rusë dhe se “nuk kishte asnjë mesazh” të veçantë.
Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka paralajmëruar se Rusia mund të hakmerret ndaj Britanisë duke goditur objektiva ushtarake britanike brenda dhe jashtë Ukrainës.