Irani lejon kalimin e disa cisternave irakiane të naftës përmes ngushticës së Hormuzit
Bota
August 22, 2026 - 13:52
Irani ka lejuar kalimin e disa cisternave irakiane që transportojnë naftë përmes ngushticës së Hormuzit, pas kërkesave të përsëritura nga Bagdadi, raportoi agjencia shtetërore iraniane IRNA.
Sipas IRNA-s, lejimi i posaçëm për cisternat irakiane ishte një nga kërkesat kryesore të Bagdadit gjatë vizitës së kryetarit të Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, në Irak.
Presidenti irakian Nizar Amedi tha se Irani ka lehtësuar ditët e fundit kalimin e anijeve që transportojnë naftë irakiane, por shtoi se çështja mbetet e ndërlikuar.
Iraku është ndër vendet më të prekura nga kufizimi i lundrimit në Hormuz, ndërsa trafiku në këtë ngushticë vazhdon të jetë dukshëm më i ulët se para luftës.