Trump: E konsideroj Ngushticën e Hormuzit territor amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani nuk duhet të zotërojë kurrë armë bërthamore, ndërsa e cilësoi Ngushticën e Hormuzit si “territor amerikan”.
Duke folur në një tubim në Karolinën e Jugut, Trump tha: “Nuk mund t’i lejojmë të kenë armë bërthamore, nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore, përndryshe do të shihni disa gjëra shumë të këqija.”
“Ne ndërhymë dhe i ndaluam; ata nuk do të kenë kurrë armë bërthamore”, tha ai.
Presidenti amerikan më pas shtoi: “Ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje. Ne as nuk e dimë nëse duam një marrëveshje, sepse për momentin e konsideroj Ngushticën e Hormuzit territor amerikan. Është territor amerikan”. /euronews
"I view the Strait of Hormuz as an American territory right now."
— Fox News (@FoxNews) August 21, 2026
President Trump makes the striking declaration as he says Iran is desperate to make a deal, but signals the U.S. may no longer be interested on the same terms.
Then he draws a hard line on Iran's nuclear… pic.twitter.com/JQu2XL3PGW