Rusia lëshon urdhër arresti për gazetarin gjerman Michael Martens
Rusia ka lëshuar një urdhër arresti kundër gazetarit gjerman Michael Martens për "nxitje urrejtjeje"
Rusia ka shpallur në kërkim gazetarin gjerman Michael Martens, korrespondent i Frankfurter Allgemeine Zeitung, pas një pyetjeje që ai i drejtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë konferencës së përbashkët me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Martens e pyeti Zelenskyn se çfarë mund të bëjnë konkretisht evropianët për ta ndihmuar Ukrainën të “vrasë më shumë rusë”, duke sqaruar menjëherë se e kishte fjalën për ushtarët rusë. Kjo pyetje e Marens-it shkaktoi reagime në Rusi.
Autoritetet ruse kanë hapur procedurë penale ndaj gazetarit gjerman për nxitje të urrejtjes ose armiqësisë, ndërsa Ministria e Brendshme ruse tashmë e ka futur atë në listën e personave të kërkuar.
Redaksia e Frankfurter Allgemeine Zeitung është distancuar nga formulimi për “vrasjen e rusëve”, por ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë kërcënimet dhe shpifjet ndaj gazetarit të saj.