Aksident i rëndë në Gjermani, vdes një 29-vjeçar, copat e veturës u nguliten në pemë
Forca e përplasjes ishte aq e madhe, saqë automjeti u copëtua në disa pjesë dhe u shkatërrua plotësisht. Një pjesë e madhe e rrënojave u ngul në një pemë buzë rrugës, në një lartësi prej rreth dy metrash. Një aksident i rëndë ndodhi të enjten në mbrëmje në rrugën rajonale VG 22 në Meklenburg-Pomerani, ku humbi jetën një shofer.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, shoferi 29-vjeçar gjerman, teksa po kalonte në një kthesë majtas mes vendbanimeve Pritzëald dhe Rubenoë, në qarkun Vorpommern-Greifsëald, doli nga rruga në anën e djathtë dhe u përplas me disa pemë në anë të saj.
Sipas informacioneve tëBILD-it, shoferi ishte i vetëm në automjet, një VË Atlas, një SUV me shtatë ulëse, në momentin kur ndodhi aksidenti.
Përplasja me pemën buzë rrugës ishte aq e fuqishme, saqë automjeti, me peshë rreth dy tonë, u copëtua në disa pjesë, ndërsa kabina e shoferit, pas përplasjes, përfundoi në një fushë pranë rrugës. Atje, disa pjesë të SUV-it morën flakë dhe u desh të shuheshin nga zjarrfikësit. Shoferi ndërroi jetë në vendin e aksidentit, si pasojë e plagëve të rënda. /express
