Tërmet i fortë në Meksikë

Tërmet i fortë në Meksikë

Bota August 18, 2026 - 11:10

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi brigjet e shtetit jugor Chiapas të Meksikës të hënën vonë me orën lokale, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ndodhi në orën 23:02 me orën lokale të hënën në një thellësi prej 10 kilometrash, tha EMSC-ja.

Epiqendra e tij ishte rreth 122 km në jugperëndim të Tapachula, një qytet me rreth 202.000 njerëz dhe 106 km në perëndim-jugperëndim të Brisas Barra de Suchiate. Deri më tani nuk raportohet për dëme ose viktima.