Tërmet me magnitudë 6.1 godet ishullin indonezian
Bota
August 18, 2026 - 10:04
Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter goditi sot ishullin indonezian të Sumatrës, bëri të ditur agjencia gjeofizike e vendit.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti kishte një thellësi fokale prej rreth 29 kilometrash.
Deri në këto momente nuk janë raportuar të dhëna të detajuara për viktima apo dëme materiale. Autoritetet indoneziane vijojnë monitorimin e situatës dhe po vlerësojnë pasojat e lëkundjeve.
Indonezia ndodhet në një nga zonat më aktive sizmike të botës, përgjatë të ashtuquajturës “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit, ku tërmetet janë të shpeshta. /abcnews