Përplasen dy kamionë në Egjip, të paktën 18 të vdekur
Bota
August 11, 2026 - 19:19
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në veri të Egjiptit, pas përplasjes së dy kamionëve të vegjël që transportonin punëtorë bujqësorë.
Sipas një burimi mjekësor, i cili foli për AFP në kushte anonimiteti, shumica e viktimave ishin adoleshentë 13 dhe 14 vjeç.
“Shumica e të vdekurve janë adoleshentë të moshës 13 ose 14 vjeç”, tha burimi.
Sipas medias lokale Al-Masry Al-Youm, viktima më e re e aksidentit ishte vetëm 10 vjeç.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e përplasjes. /abcnews