Zjarr i fuqishëm në Kanada, mijëra banorë largohen nga shtëpitë

Zjarr i fuqishëm në Kanada, mijëra banorë largohen nga shtëpitë

Bota August 08, 2026 - 22:49

Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi një zjarr i fuqishëm pyjor po përhapet me shpejtësi në pjesën perëndimore të Kanadasë.

Zjarri, i quajtur Bald Range, është përhapur me ritme të frikshme dhe ka dyfishuar sipërfaqen që prej zbulimit të tij të premten.

Sipas Shërbimit të Zjarreve Pyjore të British Columbia-s, flakët tashmë kanë përfshirë më shumë se 95 kilometra katrorë në zonat Summerland dhe Okanagan-Similkameen.

Erick Thompson, zyrtar i emergjencave në Distriktin Rajonal të Okanagan-Similkameen, e përshkroi situatën si një nga zjarret “më të shpejtë dhe më të mëdhenj në një periudhë kaq të shkurtër” që ka parë në këtë rajon, i cili përballet shpesh me zjarre pyjore, shkruan BBC, përcjell Klankosova.

Autoritetet bënë të ditur se, mëngjesin e së shtunës, zjarri vijonte të ishte jashtë kontrollit.

Ekipet e emergjencës po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve, ndërsa banorët e zonave të rrezikuara janë urdhëruar të evakuohen.