Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden
Bota
August 08, 2026 - 21:51
Ish-presidentit amerikan, Joe Biden, kanceri i prostatës i është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit dhe kjo po i shkakton dhimbje. Kështu ka deklaruar djali i tij, Hunter Biden, në një intervistë.
Në një intervistë të gjerë për BBC-në të premten mbrëma, ai u përlot teksa fliste për gjendjen e babait të tij, duke e përshkruar situatën si shumë të dhimbshme për t’u parë.
“Kanceri është përhapur, ka metastazuar në kockat e tij dhe më tej”, tha ai. “Është shumë i dhimbshëm dhe, në shumë aspekte, shumë dobësues”, raporton CNN.