Gjenden mbetjet e pesë alpinistëve të zhdukur në Nepal

Gjenden mbetjet e pesë alpinistëve të zhdukur në Nepal

Bota August 08, 2026 - 09:12

Mbetjet e pesë alpinistëve që u zhdukën pas një orteku vdekjeprurës në malin Yalung Ri të Nepalit, në nëntor të vitit të kaluar, janë gjetur pasi shkrirja sezonale e borës i nxori në sipërfaqe.

Policia njoftoi se trupat u lokalizuan pranë Kampit Bazë Yalung Ri, në një lartësi rreth 5 mijë metra, dhe ekipet e shpëtimit po përgatiten për rikuperimin e tyre.

Pesë alpinistët, tre të huaj dhe dy nepalezë, mbetën të bllokuar nën dëborë pasi u goditën nga orteku gjatë ngjitjes drejt majës. Dy alpinistë të tjerë u gjetën më herët të vdekur, ndërsa pesë persona u shpëtuan të gjallë.

Përpjekjet e reja për nxjerrjen e mbetjeve nisën pas njoftimeve nga banorët vendas, ndërsa një operacion me helikopter u pengua fillimisht nga kushtet e këqija atmosferike. Autoritetet pritet të vijojnë misionin e rikuperimit sapo moti të lejojë. /euronews