Në Francë, pesë foshnja të pajeta gjenden të fshehura në kuti kartoni

Në Francë, pesë foshnja të pajeta gjenden të fshehura në kuti kartoni

Bota July 28, 2026 - 11:41

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Orange, në departamentin Vaucluse, në juglindje të Francës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, në një banesë janë gjetur trupat e pajetë të pesë foshnjave të porsalindura.

Mësohet se trupat ishin vendosur brenda kutive prej kartoni në shtëpinë e një çifti. Rasti ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas raportimeve paraprake, nëna e çiftit ka lindur gjatë orëve të fundit një djalë të shëndetshëm. Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë lidhjen mes foshnjave të gjetura dhe familjes, si dhe shkaqet e vdekjes së tyre.