Kos: Maqedonia e Veriut ndër top-performuesit, do të përfitojë fonde shtesë nga Plani i Rritjes
Foto: Laura Hasani

Kos: Maqedonia e Veriut ndër top-performuesit, do të përfitojë fonde shtesë nga Plani i Rritjes

Bota July 08, 2026 - 15:18

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup tha se Maqedonia e Veriut është ndër vendet me performancën më të lartë në Agjendën e Reformave.

Kosi tha se si rrjedhojë, për shkak të reformave, Maqedonia do të marrë fonde shtesë nga Plani për Rritje.

“Ne duam të përgëzojmë angazhimin e shtuar të qeverisë për të çuar përpara këtë punë. Maqedonia e Veriut tani është ndër vendet me performancën më të lartë. Po bëhen përparime në përputhje me ligjin e BE-së dhe standardet evropiane. Prandaj, Maqedonia e Veriut është kualifikuar në grupin e vendeve ku ne do të japim fonde shtesë për planin e reformave, ose Planin e Rritjes. Dhe këtë e kemi diskutuar mjaft shumë. Kjo nuk është automatike, që do të thotë se mund t’i merrni fondet shtesë vetëm sepse po i përmbushni pritshmëritë. Për këtë arsye, jam shumë i lumtur që mund t’ju siguroj se vendi juaj është pjesë e këtij grupi”, u shpreh Kosi. /rtv21