21 persona humbin jetën nga rrëshqitjet e dheut në Kinë
Bota
July 08, 2026 - 10:10
Numri i të vdekurve nga një rrëshqitje dheu në Provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore, është rritur në 21, dhe siç njoftuan sot autoritetet lokale.
Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën në mëngjes në fshatin Renzang, kur 33 persona mbetën të bllokuar nën rrëshqitjet e dheut, raportoi Global Times.
Pas aksidentit, ekipet e situatave emergjente, zjarrfikësit dhe anëtarët e sigurisë publike u dërguan menjëherë në terren, të cilët nisën një operacion kërkim-shpëtimi.