Zelensky nënshkruan marrëveshje për dronë me Estoninë

Zelensky nënshkruan marrëveshje për dronë me Estoninë

Bota July 07, 2026 - 18:23

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një marrëveshje për dronë me Estoninë në samitin e NATO-s, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax e Ukrainës.

Zelensky mori pjesë në një ceremoni nënshkrimi me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal, raporton Sky News.

Më parë, Zelensky tha se marrëveshjet e reja për dronë do të jenë pjesë e gati 20 takimeve të tij dypalëshe me udhëheqësit e NATO-s në samit.