Macroni shpjegon pse përkrah marrëveshjen SHBA-Iran

Macroni shpjegon pse përkrah marrëveshjen SHBA-Iran

Bota June 17, 2026 - 22:48

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbështetur marrëveshjen e arritur mes SHBA-së dhe Iranit, e cila synon t’i japë fund konfliktit, por ka pranuar se ajo nuk do të zgjidhë menjëherë të gjitha problemet në rajon.

Duke komentuar zhvillimet, ai tha se marrëveshja mund të ndihmojë në ndalimin e rritjes së mëtejshme të çmimeve globale të energjisë, të frenojë humbjet e jetëve në Liban dhe të parandalojë “kolapsin e të gjithë rajonit”.

“Ne kemi një përgjegjësi humanitare, politike dhe ekonomike. Kjo marrëveshje, e cila i jep fund konfliktit në ngushticën e Hormuzit dhe në Liban, është një gjë e mirë. Unë e mbështes atë”, deklaroi lideri francez.

Macron u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira, përfshirë Iranin, Hezbollah dhe Izraelin, që të ndalojnë luftimet dhe të mos lejojnë rikthimin e përplasjeve, shkruan skynews.

“Luftimet nuk duhet të fillojnë përsëri nga asnjëra palë. Duhet të kemi paqe”, tha presidenti francez.

Megjithatë, Macron paralajmëroi se marrëveshja nuk është zgjidhje për çdo problem dhe se ende ekzistojnë rreziqe.

“A i zgjidh kjo çdo problem? Jo. A ka rreziqe? Po, si në çdo situatë”, tha ai, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë presionin dhe mbështetjen për këtë proces.

Sipas Macronit, qëllimi kryesor duhet të jetë arritja e paqes dhe rikthimi i rajonit në një rrugë të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. /telegrafi

“Luftimet nuk duhet të fillojnë përsëri nga asnjëra palë. Duhet të kemi paqe”, tha presidenti francez. Megjithatë, Macron paralajmëroi se marrëveshja nuk është zgjidhje për çdo problem dhe se ende ekzistojnë rreziqe. “A i zgjidh kjo çdo problem? Jo. A ka rreziqe? Po, si në çdo situatë”, tha ai, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë presionin dhe mbështetjen për këtë proces. Sipas Macron, qëllimi kryesor duhet të jetë arritja e paqes dhe rikthimi i rajonit në një rrugë të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/