JD Vance: Asnjë cent nga paratë amerikane nuk shkon në Iran si pjesë e marrëveshjes
Bota
June 16, 2026 - 17:50
Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, tha se asnjë cent i parave amerikane “nuk do të shkojë në Iran si pjesë e marrëveshjes së paqes”.
Duke folur për Fox News, Vance e krahason administratën Trump me ish-Presidentin e ShBA-së Barack Obama, i cili sipas Vance i dha Iranit mbi 1 miliard dollarë para të gatshme, raporton BBC.
“Ajo që po ndodh është se disa elementë në shoqërinë e tyre po përpiqen ta shesin këtë marrëveshje sa më pozitivisht të jetë e mundur te audienca e tyre vendase”.
“Asnjë cent i parave amerikane nuk shkon në Iran, as 300 miliardë dollarë, as 24 miliardë dollarë, asnjë nga këto para”, deklaroi ai.