Rusia kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Starobilsk

Rusia kërkon hetim ndërkombëtar për sulmin në Starobilsk

Bota May 28, 2026 - 19:11

Rusia ka mirëpritur deklaratën e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, për hetimin e sulmit ndaj qytetit Starobilsk në rajonin e Luhanskut, zonë që aktualisht kontrollohet nga Moska.

Komisionerja ruse për të Drejtat e Njeriut, Yana Lantratova, e cilësoi reagimin e OKB-së si “jashtëzakonisht të rëndësishëm”, duke theksuar se tragjedia u dënua publikisht nga një prej zyrtarëve më të lartë ndërkombëtarë në fushën e të drejtave të njeriut.

Sipas saj, menjëherë pas sulmit ajo vizitoi Starobilskun dhe u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të mbështesin një hetim objektiv mbi ngjarjen. Lantratova tha se u ka dërguar letra zyrtare disa strukturave të OKB-së, përfshirë Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut dhe Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.