Më shumë se 1.7 milion myslimanë kryejnë haxhillëkun këtë vit

Më shumë se 1.7 milion myslimanë kryejnë haxhillëkun këtë vit

Bota May 28, 2026 - 09:42

Drejtoria e përgjithshme e statistikave të Arabisë Saudite (GASTAT) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i pelegrinëve për sezonin e Haxhit në vitin 1447 të Hixhrit ka arritur në 1.707.301.

Nga ky numër, pelegrinët ndërkombëtarë që mbërritën përmes pikave të ndryshme të hyrjes përbëjnë 1.546.655, ndërsa numri i pelegrinëve vendas, duke përfshirë qytetarët dhe banorët, është 160.646.

Sipas statistikave të GASTAT-it për sezonin e Haxhit 2026, numri i përgjithshëm i pelegrinëve përfshin 893.396 burra dhe 813.905 gra.

Sa u përket pelegrinëve ndërkombëtarë të Haxhit, 1.485.729 prej tyre mbërritën përmes aeroportit, 54.429 përmes kufijve tokësorë dhe 6.497 përmes detit.

GASTAT-i deklaroi se për këto të dhëna është mbështetur në të dhënat administrative të Ministrisë së Brendshme si burimi kryesor për sezonin e Haxhit 2026, duke përdorur një model unik të bazuar në regjistra të prezantuar gjashtë vjet më parë për të siguruar saktësi dhe besueshmëri të lartë të të dhënave statistikore.