Rusia: Asgjë nuk po ndodh me bisedimet me SHBA-në

Rusia: Asgjë nuk po ndodh me bisedimet me SHBA-në

Bota May 13, 2026 - 17:04

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se një marrëveshje paqeje në Ukrainë po po afrohet, por sipas tij, Moska nuk duket se është në të njëjtin afat kohor.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se pavarësisht disa shenjave të hershme pozitive në lidhje me marrëdhëniet ShBA-Rusi, asgjë nuk po ndodh në realitet, pasi procesi i paqes për t’i dhënë fund luftës duket se ka ngecur, raporton Sky News.

Duke folur për mediat ruse, Lavrov tha se fjalët e mira mbi bashkëpunimin e mundshëm me ShBA-në nuk kanë sjellë rezultate deri më tani, pasi asgjë nuk po ndodh.