CIA: Khamenei i plagosur jashtë syrit të publikut, por ende formëson strategjinë e Iranit

CIA: Khamenei i plagosur jashtë syrit të publikut, por ende formëson strategjinë e Iranit

Bota May 09, 2026 - 18:36

Shërbimet amerikane të inteligjencës vlerësojnë se udhëheqësi i lënduar suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, po luan një rol qendror në përcaktimin e qëndrimit të Teheranit ndaj një marrëveshjeje të mundshme me Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur vendi ndodhet nën presion të madh ushtarak dhe diplomatik.

Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane të cituara nga CNN, Khamenei dhe rrethi i tij i ngushtë janë të përfshirë drejtpërdrejt në vendimet për negociatat me Uashingtonin, por struktura e pushtetit në Iran mbetet e fragmentuar pas muajve të konfliktit dhe goditjeve ushtarake.

Raporti thekson se, pavarësisht tensioneve dhe përçarjeve të brendshme, udhëheqja iraniane ende po përpiqet të përcaktojë strategjinë e saj si në luftë ashtu edhe në diplomaci, ndërsa presioni ndërkombëtar dhe amerikan vazhdon të rritet.

Në të njëjtën kohë, burime të inteligjencës amerikane vlerësojnë se nuk ka shenja të një kolapsi të afërt të regjimit iranian, pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm dhe goditjeve ushtarake në rajon.

Analistët thonë se situata aktuale e vendos Iranin mes dy opsioneve: vazhdimit të rezistencës ushtarake ose arritjes së një marrëveshjeje diplomatike për të ulur tensionet me SHBA-në dhe aleatët e saj.

Ndryshe, SHBA-ja i ka dërguar një propozim të ri palës iraniane për të arritur paq pas disa javë konflikti të armatosur. /abcnews