SHBA-ja pret raundin e tretë të bisedimeve mes Izraelit dhe Libanit javën e ardhshme

SHBA-ja pret raundin e tretë të bisedimeve mes Izraelit dhe Libanit javën e ardhshme

Bota May 07, 2026 - 22:08

Një raund i tretë bisedimesh midis Izraelit dhe Libanit do të mbahet në Uashington më 14 dhe 15 maj.

Shtetet e Bashkuara kërkojnë një marrëveshje paqeje pavarësisht se ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj ndaj militantëve të Hezbollahut në Liban.

Njoftimi për raundin e ri të bisedimeve erdhi një ditë pas sulmit të parë izraelit në Bejrut që nga hyrja në fuqi e një armëpushimi të brishtë pas negociatave të drejtpërdrejta midis ambasadorëve izraelitë dhe libanezë në Uashington.

Ndërsa,  Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha sot se një marrëveshje paqeje është e mundur, por theksoi se qeveria libaneze duhet të ketë aftësinë për të luftuar Hezbollahun. /abcnews