Trump: Marrëveshja kërkon që Irani t’ia dërgojë rezervat e uraniumit SHBA-së

Trump: Marrëveshja kërkon që Irani t’ia dërgojë rezervat e uraniumit SHBA-së

Bota May 06, 2026 - 19:16

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje me Iranin do të kërkonte që Teherani të dërgonte rezerva të uraniumit të pasuruar në SHBA.

Gjithashtu, ai ka thënë se kushtet e një marrëveshjeje potenciale me Iranin do të përfshinin edhe zotimin se nuk do të operonte në objektet e tij nëntokësore.

Trumpi është shprehur optimist të mërkurën për përparim në arritjen e marrëveshjes, por pohoi se SHBA-ja e ka kaluar edhe një herë një situatë të tillë.

“Po, mendoj se po, por unë jam ndjerë në këtë mënyrë më përpara me ta, kështu që do të shohim çfarë ndodh”, ka thënë ai për PBS News.

Një plan njëfaqësh po qarkullon mes palëve dhe ende nuk është bërë publik. Dokumenti potencialisht do të shpallte fundin e luftës në Iran duke nxitur një periudhë 30-ditore negociatash për të zgjidhur çështjet kyç, përfshirë atë bërthamore.