Kontrolle të përkohshme kufitare gjatë samitit të G7-s në Francë

Kontrolle të përkohshme kufitare gjatë samitit të G7-s në Francë

Bota May 06, 2026 - 16:32

Zvicra do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën përpara Samitit të ardhshëm të G7-s.

Siç raporton sot “Swissinfo”, qeveria zvicerane njoftoi se masat do të jenë në fuqi nga 10 deri më 19 qershor, duke cituar shqetësimet e sigurisë lidhur me samitin, i cili do të mbahet në qytetin francez Evian.

Megjithëse takimi i liderëve do të zhvillohet në territorin francez, autoritetet thanë se qytetet e afërta zvicerane si Gjeneva dhe Lozana, si dhe rajoni më i gjerë i Liqenit të Gjenevës, mund të preken nga fluksi i pjesëmarrësve dhe protestat e mundshme.

Zyrtarët kanë vënë në dukje se në takimet e mëparshme të G7-ës janë shënuar trazira, ndërprerje dhe akte sabotimi, së bashku me dëmtime të pronës.

Ata cituan gjithashtu sfida më të gjera të sigurisë lidhur me mjedisin aktual gjeopolitik dhe përqendrimin e lartë të organizatave ndërkombëtare në rajon.

Sipas qeverisë, kërkesa për vendosjen e kontrolleve kufitare u dorëzua nga kantoni i Gjenevës.

Samiti i G7-ës është planifikuar të mbahet nga 15 deri më 17 qershor.