Përplasja tragjike e trenave në Indonezi, shkon në 14 numri i viktimave [video]

Përplasja tragjike e trenave në Indonezi, shkon në 14 numri i viktimave [video]

Bota April 28, 2026 - 11:03

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me intensitet pranë kryeqytetit të Indonezisë, pas një aksidenti të rëndë hekurudhor ku dy trena pasagjerësh u përplasën. Numri i viktimave ka shkaktuar në  14 dhe dhjetëra të tjerë janë të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë stacionit Bekasi Timur, rreth 25 kilometra në lindje të Jakarta. Sipas autoriteteve, ekipet e emergjencës po punojnë ende për të nxjerrë dy persona që kanë mbetur të bllokuar në strukturat metalike të një prej vagonëve të shkatërruar.

Zëdhënësja e kompanisë shtetërore hekurudhore KAI, Anna Purba, tha po bëhen përpjekje maksimale për shpëtimin e personave të bllokuar.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa shërbimet mjekësore po përballen me një numër të lartë të plagosurish. Ky aksident konsiderohet një nga më të rëndët në transportin hekurudhor në vend në vitet e fundit. /abcnews