Arrestohet i dyshuari kryesor në masakrën famëkeqe të Tadamonit gjatë luftës civile në Siri
Amjad Youssef, i dyshuari kryesor në njërën nga vrasjet më famëkeqe të luftës civile siriane është arrestuar, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Sirisë.
Youssefi kërkohej për vrasjen masive të civilëve në prill të vitit 2013 në lagjen Tadamon të Damaskut, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Në vitin 2022 u shfaqën pamje filmike që tregonin ushtarë sirianë duke i çuar viktimat, të lidhura dhe me sy të mbyllur, në një gropë përpara se t’i qëllonin. Videoja u bë një nga provat më të drejtpërdrejta vizuale të vrasjeve jashtëgjyqësore nga forcat qeveritare të asaj kohe.
Ministri i Brendshëm Anas Khattab tha se Youssef ishte autori kryesor i masakrës dhe u mor në paraburgim pas një operacioni sigurie.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë tha se ai u arrestua në provincën Hama.
Massacre de Tadamon.
— Joséphine (@revosyriia) April 15, 2026
Le silence du monde, le silence des medias.
Moi je n'oublie pas. Et c'est pour ça que je publie cette vidéo régulièrement.
The Guardian a coupé la partie où les femmes et les enfants étaient exécutés. Des centaines de civils abattus froidement.
Amjad… https://t.co/d8edKydBQM pic.twitter.com/CQUVLOPFkZ