Trumpi merr vendim që armëpushimi Izrael - Liban të zgjatet për tri javë

Trumpi merr vendim që armëpushimi Izrael - Liban të zgjatet për tri javë

Bota April 24, 2026 - 10:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur edhe për tri javë të tjera, pas takimit të tij me të dërguarit e dy vendeve të enjten vonë.

Trumpi tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Libanin për ta ndihmuar të mbrohet nga Hezbollahu.

Armëpushimi ishte paraparë të përfundonte më 26 prill, raporton BBC.

Ai po ashtu tha se presidenti i Libanit, Joseph Aoun dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme, ndërsa SHBA-ja kërkon të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje më të qëndrueshme.