Vritet ushtari francez në Liban, Macroni kërkon të arrestohen autorët

Vritet ushtari francez në Liban, Macroni kërkon të arrestohen autorët

Bota April 18, 2026 - 14:59

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka konfirmuar përmes një njoftimi në platformën X, se një ushtar francez ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në jug të Libanit.

Tre ushtarë të tjerë u plagosën dhe u evakuuan gjatë sulmit kundër misionit paqeruajtës të Forcës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (Unifil), thotë presidenti francez, dhe shton se informacionet e disponueshme sugjerojnë se Hezbollahu është përgjegjës, raporton BBC.