Irani i quan “të tepruara” kërkesat e Trumpit, vendos kushte për përfundimin e luftës

Irani i quan “të tepruara” kërkesat e Trumpit, vendos kushte për përfundimin e luftës

Bota March 25, 2026 - 15:18

Irani i ka vlerësuar si “të tepruara” kërkesat e paraqitura në planin prej 15 pikash nga presidenti amerikan Donald Trump, pas shqyrtimit të propozimit, ka bërë të ditur një zyrtar i cituar nga televizioni shtetëror iranian.

Sipas tij, Teherani nuk do të pranojë që Washingtoni të përcaktojë kohën e përfundimit të luftës.

“Irani do ta përfundojë luftën në një kohë që e zgjedh vetë dhe vetëm nëse plotësohen kushtet e tij”, ka deklaruar zyrtari, duke shtuar se vendi do të vazhdojë të mbrohet.

Ai ka bërë të ditur se përmes një ndërmjetësi, Irani i ka komunikuar SHBA-së se nuk do të tërhiqet nga qëndrimet e tij.

Ndër kushtet kryesore të vendosura nga Irani për përfundimin e luftës janë:

  • Ndalimi i menjëhershëm i sulmeve ndaj Iranit,
  • Vendosja e garancive konkrete që parandalojnë përsëritjen e konfliktit,
  • Pagesa e garantuar për dëmet e shkaktuara gjatë luftës.

Zyrtari ka theksuar se këto kushte konsiderohen thelbësore për çdo marrëveshje të mundshme për përfundimin e konfliktit. /Zëri