Alarm në OKB, sulmet iraniane rrezikojnë civilët në Gjirin Arabik

Alarm në OKB, sulmet iraniane rrezikojnë civilët në Gjirin Arabik

Bota March 25, 2026 - 12:37

Shtetet arabe të Gjirit paralajmëruan Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut se përballen me një kërcënim ekzistencial nga Irani, pas sulmeve me dronë dhe raketa mbi infrastrukturën civile dhe energjetike, që kanë shkaktuar viktima dhe kanë rritur çmimet e naftës.

Ambasadori i Kuvajtit tha se kjo qasje agresive shkel ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin, ndërsa vende të tjera të Gjirit e dënuan Iranin për përhapje terrori, shkruan Reuters.

Irani mbrojti sulmet, duke pretenduar se mbi 1,500 civilë janë vrarë nga SHBA-ja dhe Izraeli dhe paralajmëroi për hakmarrje të mëtejshme.

Kreu i të drejtave të njeriut në OKB, Volker Turk, paralajmëroi se sulmet mbi civilët mund të jenë krime lufte dhe bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të konfliktit. /Express