Droni rus godet një central elektrik në Estoni

Droni rus godet një central elektrik në Estoni

Bota March 25, 2026 - 09:48

Shërbimi i sigurisë së brendshme i Estonisë ka bërë të ditur se një dron i lëshuar nga Rusia ka goditur oxhakun e një centrali elektrik në verilindje të vendit.

Sipas njoftimit të bërë të mërkurën në mëngjes, droni ka goditur oxhakun e centralit elektrik në Auvere, pa shkaktuar të lënduar, raporton Euronews, transmeton Zeri.info.

“Asnjë person nuk është lënduar nga incidenti”, thuhet në deklaratën e shërbimit, i njohur si ISS, duke shtuar se “droni ka hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë nga hapësira ajrore ruse”.

Centrali elektrik në Auvere ndodhet në verilindje të Estonisë, pranë kufirit me Rusinë. /Zëri