Të shtëna armësh në konsullatën amerikane në Toronto, a ka lidhje me luftën në Iran?
Të shtëna armësh u regjistruan pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Toronto herët në mëngjesin e së martës, por nuk pati të lënduar, njoftoi policia.
Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi para ndërtesës u mbajtën protesta kundër luftës në Iran.
Shërbimi Policor i Torontos bëri të ditur se kishte marrë njoftime për shkrepje arme pranë konsullatës pak para agimit, në zonën qendrore të qytetit më të madh të Kanadasë.
“Policia ndodhet në vendngjarje”, tha policia në platformën X, duke shtuar se deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar.
Konsullata amerikane ndodhet në University Avenue, një rrugë kryesore që përshkon qytetin nga veriu në jug, ku ndodhen edhe disa spitale dhe që të çon drejt parlamentit provincial.
Fundjavën e kaluar, protestues u mblodhën jashtë konsullatës për të dënuar luftën në Lindjen e Mesme, e cila u nxit nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. /euronews