Tërmet me magnitudë 5.1 godet Italinë, nuk raportohet për dëme
Bota
January 10, 2026 - 17:15
Një tërmet me magnitudë 5.1 Rihter goditi mëngjesin e sotëm Italinë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ndodhej në Detin Jon, 62 kilometra në jug të bregdetit të Kalabrisë, në një thellësi prej 58 kilometrash.
Fatmirësisht edhe pse lëkundjet u konsideruan të forta nga sizmiologët, nuk u raportuan të lënduar e as dëme materiale. /abcnews