Kanadaja vendos kufizime për studentët internacionalë, ul numrin e lejeve të studimit

Kanadaja vendos kufizime për studentët internacionalë, ul numrin e lejeve të studimit

Bota January 24, 2025 - 21:59

Qeveria kanadeze ka vendosur një kufizim të ri për numrin e studentëve internacionalë që do të lejohen të studiojnë në Kanada.
Ky kufizim vendoset për të dytin vit rradhazi që prej 2024ës. Kjo politikë vjen si pasojë e përpjekjeve për të lehtësuar presionin për strehim, shërbimet shëndetësore dhe shërbime të tjera.

Në vitin 2023, Kanada lëshoi më shumë se 650,000 leje studimi për studentët e huaj, sipas të dhënave të qeverisë, duke e çuar numrin e studentëve ndërkombëtarë në vend në një rekord prej më shumë se një milion, rreth tre herë më shumë se numri i atyre që hyjnë në Kanada një dekadë më parë.

Sipas një deklarate të ministrisë së emigracionit, Kanada do të lëshojë 437,000 leje studimi këtë vit, një ulje prej 10% krahasuar me vitin 2024.
Ky kufizim u fut në vitin 2024 pas shqetësimeve për rritjen e popullsisë dhe ndikimin e saj në mungesën e strehimit.

Kryeministri Justin Trudeau, i cili ka njoftuar se do të japë dorëheqjen në mars, kishte premtuar të ulte nivelet e emigracionit në muajt e fundit, ndërsa sondazhet treguan mbështetje më të ulët për të rinjtë që vijnë në Kanada.
Rritja e shpejtë e popullsisë, e nxitur nga imigracioni, ka krijuar presion mbi shërbimet, si ato shëndetësore dhe arsimore, dhe ka kontribuar në rritjen e kostove të strehimit. /abcnews