Trump: Mojtaba Khamanei mund të jetë gjallë, por i plagosur

Trump: Mojtaba Khamanei mund të jetë gjallë, por i plagosur

Bota March 13, 2026 - 10:17

Presidenti amerikan, Donald Trump, mendon se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është gjallë, por i plagosur.

“Mendoj se ai ndoshta është gjallë. Mendoj se është i dëmtuar, por mendoj se ndoshta është gjallë në një farë mënyre, e dini”, tha Trumpi në një intervistë në “The Brian Kilmeade Show” të Fox News.

Khamenei nuk është parë që nga zgjedhja e tij të dielën nga një asamble klerike.

Komentet e tij të para u lexuan nga një prezantues televiziv të enjten.

Një zyrtar iranian tha të mërkurën se udhëheqësi suprem i sapoemëruar ishte plagosur lehtë, por vazhdonte të vepronte, pasi televizioni shtetëror e përshkroi atë si të plagosur në luftë.

Babai i Khameneit, udhëheqësi suprem prej kohësh, Ajatollah Ali Khamenei, u vra më 28 shkurt, në ditën e parë të luftës. /abcnews