Hebrenjtë ultraortodoksë përleshen me policinë izraelite, kundërshtojnë të rekrutohen në ushtri
Foto: Reuters

Hebrenjtë ultraortodoksë përleshen me policinë izraelite, kundërshtojnë të rekrutohen në ushtri

Bota August 05, 2024 - 12:35

Hebrenjtë ultraortodoksë janë përleshur me policinë izraelite sot.

Kjo pasi ata po kundërshtojnë një vendim të gjykatës supreme, që thotë se përjashtimet e tyre të mëparshme ishin të paligjshme.

Vendimi unanim, i miratuar në qershor, tha se shteti nuk kishte autoritet për të ofruar përjashtimin aktual për shërbimin ushtarak për burrat ultraortodoksë ose Haredi.

Rreth 1 mijë 200 rekrutë ultraortodoksë kanë marrë një draft njoftim që i urdhëron ata të raportojnë sot në bazën e rekrutimit Tel HaShomer.

Si përgjigje, grupet ekstreme ultraortodokse bënë thirrje për një protestë masive në bazë për të ndërprerë procesin e marrjes, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Posterët dhe fletushkat e shpërndara midis grupeve të protestuesve thoshin: “Nëse nuk luftojmë tani për 1000 të parët, ata do të na arrijnë të gjithëve, qielli na ruajttë, duke përfshirë djalin tuaj”.