Kamala Harris: I njoh njerëzit si Donald Trump, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje

Kamala Harris: I njoh njerëzit si Donald Trump, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje

Bota July 23, 2024 - 21:26

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris është takuar me mbështetësit në Wisconsin, ku u prit me brohoritje nga mijëra njerëz.

Ajo eci në skenë e shoqëruar me këngën e Beyonces, “Freedom”, e cila u frymëzua nga lëvizja “Black Lives Matter”.

Harris thotë se “rruga për në Shtëpinë e Bardhë kalon përmes Wisconsinit” dhe se ky shtet do ta ndihmojë ë fitojë zgjedhjet presidenciale këtë vit, raporton skynews.

Për Joe Bidenin, ajo thotë se ka qenë shumë e nderuar që ka shërbyer si zëvendëspresidente nën presidencën e tij.

“Trashëgimia e arritjeve të Joe gjatë gjithë karrierës dhe tre viteve e gjysmë të fundit është e pakrahasueshme në histori”, thotë ajo.

Harris deklaroi se ka siguruar mbështetjen e mjaftueshëm të delegatëve për të siguruar nominimin demokrat.

“Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje. Po do t’i fitojmë”, tha ajo para turmës njerëzve.

“Ne do t’i stopojmë ndalimet ekstreme të abortit të Donald Trumpit, sepse ne u besojmë grave që të marrin vendime për trupin e tyre dhe jo që qeveria e tyre t’u thotë atyre se çfarë të bëjnë. Dhe kur Kongresi të miratojë një ligj për të rivendosur liritë riprodhuese si presidente e Shteteve të Bashkuara, unë do ta nënshkruaj atë në ligj”, pohoi 59-vjeçarja.