Estonia emëron kryeministrin e ri, pas dorëheqjes së Kallas për të qenë shefe e politikës së jashtme në BE

Estonia emëron kryeministrin e ri, pas dorëheqjes së Kallas për të qenë shefe e politikës së jashtme në BE

Bota July 22, 2024 - 19:51

Parlamenti i Estonisë votoi të hënën që ministri i Klimës, Kristen Michal, të marrë postin e kryeministrit, me 64 vota pro dhe 27 kundër.

Michal do të pasojë Kaja Kallas, e cila dha dorëheqjen nga pozita e kryeministres më 15 korrik për t’u bërë kryediplomatja i re e Bashkimit Evropian.

Pas dorëheqjes së saj, Kallas emëroi Michal si një kandidat të mundshëm për ta pasuar atë si kryeministër dhe kryetar i partisë. Të dy politikanët vijnë nga partia qendrore e Reformës e Estonisë.

Michal do të drejtojë të njëjtin koalicion mazhoritar si paraardhësja, i cili përbëhet nga Reforma, partia liberale Estonia 200 dhe socialdemokratët e qendrës së majtë.

Në seancën parlamentare të së hënës, Michal bëri një prezantim 20-minutësh mbi agjendën e tij qeveritare, në të cilën ai justifikoi rritjen e taksave për arsye të mbrojtjes dhe sigurisë, premtoi reforma në qeverisje dhe stimulimin e rritjes ekonomike dhe mbrojti tranzicionin e gjelbër, shkruan Politico.